TEKSTESHQIP

Hamit Kastrati & Nebih Dauti
Gjergj Gjoni
Lyrics

N’ tel të sharkise ja kam nis rendin,
Per nji djale t’ fisit t’ Kelmenit,
Kurre s’ kursej në sherbim t’ kombit
Burre nder burra Gjergj Ndue Gjonit

N’ Breg te Mates lindi o ky djale,
I dalluem si nxanës i parë,

Agronom i lartë i rrallë
Diktaturs i doli n’ ballë

Don Shqipninë si gjithe Europa
Me u çlirue kombi o si bota

Me e tret faren e ksaj klike
Me i bashkue trojet etnike

Ngo o Gjergj! thotë baba Ndue
Me t’ pa fe zor me fitue!

S’ njohin Zot as besë as fe
50 vjet kane lujt me ne

50 vjet të nda prej bots
Venja mirë bir gjishtin koks!

Ndau per jete gruen me fmijn
Kurr per jete s’e shohin shpinë

Ah mor babë, po thotë Gjergj Gjoni
Diktaturs i ka ardhur fundi!

N’ balle t’ protestave prin i pari
Krah i tij Azem Hajdari

Me u thye akulli s’ âsht e lehtë
Komunizmi o bab ka vdek!

Ja dha doren baba Ndue
Muer lahuten e nis me knue:

“Harli kjoftë po thote Ndue Gjoni
Kam besue gjithmone te Zoti

Se do t’ vin e bardhe nji ditë
Oo s’ kam bâ men se kam me pritë”

Aj Gjergj Gjoni pa pik frike
I prin rinise demokratike

Diktaturen e tronditi
S’ bân mend kah vjen rreziki

Mbi shpi t’ tij pluma u derdhen
Kurr Gjergj Gjonin o nuk e tremben

Nuk kish djale qe i del perballe
N’ Lezhë e zgjodhen kryetar

Kush i tha ndal diktatorit!
Kush ja kputi prangat kombit,
Kush i priu Lezhs s’ Kastriotit,
Emri e vepra e Gjergj Gjonit!

Emri Gjergj nuk âsht rastsi
Kastriotin e kan përtri!
N’ ditë mâ t’ vshtira n’ ball kane pri
Oo kane bâ emer n’ histori!

N’ ditë mâ t’ vshtira n’ bôll kane pri
Oo kane bâ emer n’ histori!