>
BIOSHQIP
Biografia
Hamit Taka u lind në fshatin Vërvë, bashkia e Konispolit. Në Konispol ka mbaruar dhe gjimnazin me rezultate të shkëlqyera. Për arsye biografike, e drejta e studimit iu dha pas 4 vjetësh për mësues matematike, profesioni bazë i jetës së tij, të cilin e ka ushtruar në shkollat 9-vjeçare dhe në të mesme të përgjithshme.

Botimin e poezive dhe tregimeve e ka filluar që në gjimnaz në gazetën “Zëri i Rinisë”, revista “Pionieri”. Gjatë regjimit komunist, ndonëse botonte shtypin letrar, nuk pati kurajon të paraqitej në shtëpitë botuese për botimin e ndonjë libri. Pas viteve ‘90, ka botuar vetëm dy libra: “I falem fatit”, poezi për të rritur dhe “Botë e çmendur e gëzuar”, poezi për fëmijë. Në shtypin e printuar dhe atë elektronik, ka botuar dhjetëra tregime e novela dhe qindra poezi.