TEKSTESHQIP

Hamza Nuhiu
Xhamiat
Lyrics

s'ka ditë më tvështirë
sesa ditet e kti moti
thrret ezani pikon loti
plaku thot na sprovoj zoti

muezini del nga shpia
mrrin nxhami i hup fuqia
nis ezanin me e thirr
fillon loti n’at fytyrë

REF.
o Allah mos na dëno
në kët gjendje na udhëzo
mos të mbyllet më xhamia
në at vend është krenaria

o Allah mos na dëno
në kët gjendje na udhëzo
mos të mbyllet më xhamia
në at vend është ëmbëlsia

pyes babën për kët gjendje
thot sdi bir mos pyt ksi teme
3 xhumaja mos me u fal
po dhemb zemra skam as fjal

mtha mkujtohet komunizmi
kur namazin ndaloj ligji
po sman mend as historia
nballkan sfalet teravia