>
BIOSHQIP
Biografia
Një grup i njohur në skenën e estradës kosovare që pasuron artin muzikor kosovar duke i rritë njëkohësisht edhe vlerat tona kulturore. Është fjala për grupin simpatik "Hana Band" që me magjinë e fuqishme të këngëve të tyre na pushtuan të gjithëve dhe na bënë për vete. Pavarësisht a jemi fëmijë, të rinjë apo në moshë, a jemi njerëz me karakter të hapur apo të mbyllur, të dëshpëruar apo të gëzuar, freskia dhe tingulli i ëmbël i këtij grupi na i hapi zemrat tona dhe për pak çaste na bëri për vete. Si e arritën këtë, kush janë ata njerëz që po bëjnë këto mrekulli me notat e këngëve të tyre? Tre muzicientë të estradës kosovare, tanimë të njohur për ne, që u përkasin gjeneratave të ndryshme janë bashkuar dhe kanë formuar një pop-rock grup duke dhënë secili kontributin e vet. Janë këta treshja Murat Shabani-Llapa, Valon Gashi, Valton Besimi. Me bashkimin e tyre u krijua edhe thelbi, siç e quajnë ata njëzëri, i Hana Band-it por që grupin e kompletoi Kaltrina Selimi, një vajzë e re, simpatike me një zë të ëmbël dhe tepër melankolik. Gërshetimi i përvojës së këtyre artistëve dhe shkrirja e talentit të tyre solli një sukses të madh me këngën e parë të komponuar nga Valon Gashi "Ende e dua", me tekst të Mit'hat Sadikut. Promovimi i kësaj kënge u bë me 11 maj të vitit 2005 në lokalin "Cinema cafe" dhe kjo datë njëherit njihet edhe si fillim i mbarë i këtij grupi. Në ndërkohë u realizua edhe videoklipi i kësaj kënge i cili u mirëprit dhe u pranua shumë mirë nga artdashësit e muzikës së këtij zhanri. Ky sukses i madh i dha një shtytje të re Hana Band-it që të vazhdojnë punën e filluar dhe bënë këngën e tyre të dytë duke e mbajtur premtimin se çdo dy muaj e gjysmë do të dalin në skenë me një krijim të ri. Në fakt kjo dhe u realizua ngase deri më tani Hana Band-i ka bërë katër këngë-hite që të gjitha u lartësuan në krye të toplistave muzikore dhe vazhdojnë të jenë edhe më tutje. Faktin se ata tanimë kanë bërë emër në skenën muzikore kosovare thonë se e kanë kuptuar kur kanë dëgjuar se këngët e tyre i këndojnë të gjithë duke filluar nga më të vegjëlit e deri ata më në moshë. Për komponimin e tri këngëve të para "Ende e dua", "Problem shumë serioz" dhe "Paradoks" është kujdesur Valon Gashi, ndërsa këngën e katërt "Në ora 12" e komponoi Llapa ndërsa tekstet e të gjitha këngëve deri më tani i ka shkruar Ilir Berani. Kënga e pestë e këtij grupi pritet të dalë në fillim të marsit së bashku me videoklipin për të cilin edhe është duke u punuar intenzivisht. Suksesi i arritur i inspiron ata, i frymëzon dhe u jep vullnet që të krijojnë edhe më tej. Mesazhi i këngëve të tyre është bota e dashurisë me gjithë të mirat dhe problemet e saj, ata prezantohen te publiku të sinqertë, ashtu siç janë me të vërtetë, ndaj dhe janë aq të sukseshëm dhe aq të mirëpritur nga ai. Edhe ata vetë habiten me arritjet e tyre, nuk e kanë pasur idenë se do kenë suksese me dimensione të tilla edhe pse ata në brendi janë shumë optimist dhe kanë besim në kualitetet dhe vlerat e tyre. Hana Band-i plani-fikon që gjatë këtij viti të realizojë edhe katër këngë të reja dhe organizimin e një koncerti të madh i cili do të xhirohet dhe inçizohet dhe si përmbyllje triumfuese e punës së këtij viti dhe atij të mëparshëm, do të jetë albumi live i Hana Bandit, nga ky koncert. Në fund anëtarët e Hana Bandit e falenderojnë publikun për mirëpritjen që u kanë bërë kudo që kanë performuar dhe u sugjerojnë të rinjve që të punojnë dhe të mësojnë sa më shumë në mënyrë që të jenë sa më të kompletuar si personalitete dhe të kenë prosperitet kudo që shkojnë, poashtu ta dëgjojnë Hana Band-in se Hana Band-i i do shumë.

Valon Gashi (kitarist) kitarës i bie që nga mosha 15 vjeçare ndërsa në moshën 17 vjeçare shpallet kitaristi më i mirë në festivalin "Rock" në Pejë. Ka marrë pjesë në inçizimin e më shumë se 300 këngëve në studio në cilësinë e kitaristit. Është anëtar i Big Band-it të RTK-së. Ndikimet në performansen e tij vijnë nga dëgjimi i Deep Purple, Yngwie Malmsteen, Toto, etj.

Valton Besimi (sintisajzer) prej vitit 1993 ka qenë anëtar i grupit "TNT" ku ka marrë pjesë në realizimin dhe programimin e shtatë albumeve të këtij grupi. Ka bashkëpunuar me shumë emra të mëdhenjë të estradës kosovare si dhe në diasporë pa lënë mënjanë edhe profesionin e tij të mjekut i cili gjithashtu do shumë punë dhe përkushtim. Influencat në zhvillimin e tij muzikor i gjen në dëgjimin e artistëve si Stevie Wonder, Toto, Deep Purple etj.

Murat Shabani - Llapa (daullist) është njëri prej themeluesve të grupit "TNT" në vitin 1974. Po ashtu ka punuar si muzikant profesional në cilësinë e daullistit në orkestrën e RTP-së si dhe ka qenë një nga inicuesit për themelimin e BigBandit të RTK-së ku punon edhe sot. Inspirimin më të madh e gjen te artistët si Billy Cobham, Deep Purple, Quincy Jones etj.

Më datë 14 Maj 2005, Hana Band publikojnë videoklipin "Ende E Dua". Teksti u shkrua nga Mithat Sadiku.

Në Dhjetor 2005, Hana Band marrin pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Paradoks".

Në Dhjetor 2005, Hana Band marrin pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Problem Shum Serioz".

Në vitin 2005, Hana Band publikojnë albumin "Dhe Hite Tjera Verore".

Në Prill 2006, Hana Band marrin pjesë në Top Fest 3 me këngën "Sytë E Zi".

Në Qershor 2006, Hana Band marrin pjesë në VFM 2006 me këngën "Ti Po Qan E Unë Po Qesh".

Në Qershor 2006, Hana Band marrin pjesë në Polifest 2006 me këngën "Ne Ty Jam Dashuruar".
DËRGOI: