>
LETERSISHQIP

Prehja

E di se ti prore do më mbash në kujtesë
dhe atëherë kur do prehem i qetë nën dhé,
e di se u deshëm, … pa pikë e pa presë,
mbaj mend suflerimën “të kam yll mbi re”.

Do vij dhe një ditë do të prehem në qiell,
mos u frikëso se mbi ne bie rigë shiu,
puliti dy sytë dhe fresko shpirtin e ndjerë,
me lotin për faqe, që gjoksit të ngriu…!

Mos u brengos që jetës s’do gjendemi më,
as mendjen mos e vrit për moshën e re,
vraje ngushëllimin se u deshëm hë për hë,
në dorën e fatit mbetëm në Besë pré…!

Ne prapë do bredhim liqeneve hyjnorë
unë prapë të dua sa Da Vinçi, Mona Lizën,
se ti je piktura e jetës sime të gjorë
që unë në zemër ta kam varur kornizën.

Do prehem e dashur në harqet bilur,
në stinë bore nisi…, dhe “ngrimë” në behar,
unë burri i murosur tek ty si në urë,
një urë që do shembet kur të shtrihem në varr…