>
LETERSISHQIP

Lotët E Mësuesit

LOTËT E MËSUESIT

Një shtator ' i vitit shëmtak
Struk në skaj të tokës huaj
I pikën lotër Mësuesit plak
Zemrën djegur s'mund ta shuaj.

Ndoshta turpshëm e lash ditarin
Ndoshta ligshëm ua lashë maturën
Klasa ime m'peshon me arin
Ika,treta,...të shpëtoj lëkurën.

Ndaj rri skuqur e pa tekst
Memoaret mbytën në lot
Mësues Dreni vënë n'kontest
Në një fshat s'ime botë.

Kolektivi më lut të ik...!
Lulëkuqet në kopsht prapë gjejnë rritë
Gjykoj veten :_unë mbeta i ligë
" Trimi vdes njëherë,i ligu për ditë".

Më falni lule të stinës së ikur
Më fal ti,o kopsht i ndritur
Më fal Milot,Ylfete e ti Afrim*
Do t'u ujis me lot e syrit t'fikur...

* M.Kryeziu,Ylfete Humolli e Afrim Prebreza, nxënës që u vranë mizorisht nga terrori serb!