Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Vjeshtën

Liqeni I Kujtimeve

Në liqenin e kujtimeve (ri)freskoj zhuritjen
pastaj arratisem pas magjisë (t’)asaj nate
n’labirint brohorasin:„ola, ola…“ dritëhijet
mbi dhembje dremitet buzëqeshja e bardhë.

Prekjen e ylbertë palosëm thell në vete
ekspoze pikturash ngritëm gjer në qiell
veç një heshtje varri për vij i ndan retë
mbërthy’r nga shpresa e ngulfatë në vrer.

Në mbrëmbje bredh me laps dhe këngë
… kur ditarin shkruajnë të vrarit e Zotit
për ç’dreç lexoja dhembjet e poetit lënë
trotuarit të blertë me ngjyrën e mortit…

Eh… çfarë nostalgjie vjeshtën e zymtë
ndoshta do këputem si një kokërr molle
të (ri)freskohem n’mjgullnajen e tymtë!?
…liqeni i kujtimeve nuk shterroka prore!

- poezi nga Hasan Qyqalla


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet