TEKSTESHQIP

Hashim Shala
Kënga E Aziz Salihut
Lyrics

Heu Aziz Salihu o bokseri jone
Nana shqipe o ti gji t'ka dhane
T'rriti me gezime te bani si luan

Kur u rrite e u bane burre
Fillove sportin e s'u ndave kurre
Shume sportiste ti o Aziz te muren

Ej gjithe ne ring o mor te shkoi zani
Te ndeu Evropa e te pa Ballkani
N'kategori tande gjithe ishe ma i pari

Aziz Salihu fitimtar ne sport
Kush t'ka dale ne ring e ke shtri pertoke
Aziz je shkamb e nuk ijeshon

Ti nuk je xheloz o po je shpirtbardhe
Sportisteve te rinj gjallni ju ke dhane
Je shqiptar i madh Kosova te don

Dikush po mundohet e don me t'pengu
Vepren tandet ti mos me e zhvillu
Kot e kane ata jane shume tuj gabu

Per sportist te mire ty te njeh Kosova
Ty te njeh besa dhe Evropa
Ke marre pjese ne tri olimpiada

Ti Aziz ke shume dekorata
Qe i fitove o me dure te arta
Kah te shkon ti kije lavdata

O Aziz ti o burre shpijak
I babes Sami e i gjyshit Abdyl plak
Oda e juve mban udhe gjithmone isht plot

Oda e juve mban udhe gjithmone isht plot