>
BIOSHQIP
Biografia
Haziz Ahmeti, ka lindur më 11.09.1991 në fshatin Kralan të qytetit të Gjakovës. Jeton dhe vepron në fshatin Kralan, në Gjakovë, shkollën e fillore e ka kryer në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme dhe fakultetin, në Gjakovë. Në shkollën e mesme ka studiuar drejtimin stomatologji, ndërsa në fakultet drejtimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Me poezi ka nisur të merret që nga shkolla e mesme. Në fillm më pak, por me kalimin e kohës kjo gjë filloi të bëhej edhe më e pëlqyer nga poeti dhe vazhdoi të merret vazhdimisht me shkrime. Shkruan poezi për dashurinë dhe jetën ose realitetin që na rrethon dhe frymëzohet lehtë në këtë aspekt, duke parë e dpgjuar gjërat që ndodhin. Në dhjetor të vitit 2020 ka botuar vëllimin e tij të parë poetik me titull “Vlera e dashurisë”. Gjithashtu ky poet është pjesë zyrtare e faqes “Opium Poetësh” në rrjetin social instagram nga ku publikon poezitë e tij.