>
LETERSISHQIP

Pa Sfidë Jetë Nuk Ka

Ti do një jetë pa sfida
Por të tillë nuk ka,
Sot dikush bashkohet
Dje dikush u nda!

Ti lehtë dorëzohesh,
Por e ke gabim
Nuk ndalet qëllimi
Veç për një zhgënjim.

Nëse një lot nga syri
Papritmas të ra,
Buzëqesh sërish,
Jetë pa sfidë nuk ka

Do takosh gënjeshtrën
Por edhe të vërtetën,
Me ulje e ngritje
Do ta kuptosh jetën.