>
LETERSISHQIP

Ti Vajzë E Bukur E Peshkatarit

Ti vajzë e bukur e peshkatarit
Kaiken nxirr në zall;
Eja ulu këtu pari,
Ku dora ledha fal.

Mbi zemër kokën ma mbështet
Dhe fare mos k’i frikë;
Ti i beson të egrit det,
Ti i beson përditë.

Dhe zemra ime skaj më skaj,
Si deti në stuhi,
Nëpër thellësi të saj
Janë perlat porsi ti.