>
LETERSISHQIP

Lundrim

Tek direku qeshë më këmbë
Dhe vala valën sillte.
– Lamtumirë! hyjnori vend!
Anija çan në ikje!

Shtëpizën pas e lamë ne
Dritare-ndezur-prush;
Syshqyer mbeta për atje,
Po s’përshëndeti kush.

Hiqmuni nga sytë, ju lot,
Që unë të mos shoh zi.
Zemr’ e lënduar, mbahu fort
Në dhembjen pa kufi.