>
BIOSHQIP

Hekuran Krasniqi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Shekulli Jonë”

28-11-2012
Hekuran Krasniqi ka sjellë edhe këngën e dytë të tij dedikuar festës së 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Këngëtari kosovar ka zgjedhur këngën me titull "Shekulli jonë", të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Kënga, ku marrin pjesë edhe Linda Krasniqi, Era Shala dhe Toni, është kompozuar dhe punuar i tëri nga produksioni i vetë Hekuran Krasniqit, BY Heki, që nga muzika, orkestrimi dhe deri te realizimi i videoklipit.

Ky është projekti i dytë i Hekuranit kushtuar kësaj feste të madhe, pas suksesit që pati kënga dhe klipi "Dasma Shqiptare", realizuar pikërisht për nder të kësaj feste.
(Telegrafi)

Hekuran Krasniqi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Shekulli Jonë”