>
BIOSHQIP

Hekuran Krasniqi Bezdis Fqinjët E Rinj

03-07-2013
Hekuran Krasniqi, njëri ndër këngëtarët më aktivë në tregun muzikor, tash e sa kohë ka lëshuar Prishtinën dhe po jeton në Fushë Kosovë. Ai me familjen e tij të ngushtë është vendosur në një pallat të ndërtuar së voni.

Dhe shikuar deri këtu, gjithçka është më se normale. Por, siç duket Hekuranin, muzika dhe zëri i lartë i saj e ka shoqëruar edhe në ambientin e ri ku jeton, dhe ky zë i këngës që del nga banesa e tij po i shqetëson fqinjët, shkruan Tribuna.

Ata për Tribunën tregojnë se ndonjëherë dëgjohet zë shumë i lartë i muzikës dhe kjo i pengon, sidomos kur janë në gjumë.
(Express)

Hekuran Krasniqi Bezdis Fqinjët E Rinj