>
BIOSHQIP

Hekurani - Bleona, Ndoshta Rikthehet Dueti I “Mandarinës”

23-12-2013
I është përveshur punës që vitin e ardhshëm të vijë fuqishëm me këngë e projekte të reja. Por, si synim për këtë fundvit ka edhe duetin me këngëtaren Bleona Qereti. Kështu të paktën ka pohuar për gazetën Tribuna, këngëtari i njohur Hekuran Krasniqi, i cili ka shpalosur ndër të tjera shumë befasi që po përgatit për publikun e tij. Nuk po i lë asgjë kohës. Dhe për të mbajtur gjallë emrin e fituar kohë më parë në tregun muzikor, këngëtari Hekuran Krasniqi është duke punuar fuqishëm, që vitin e ardhshëm të vijë edhe me më shumë risi e projekte madhore. Këngëtari pa hezituar ka treguar shumë plane e punë që tashmë ia ka bërë synim vetes për vitin 2014. Ndër të tjera ai ka theksuar se do të sjellë edhe një herë në treg një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Bleona Qereti... Tribuna: Hekuran, cilat janë angazhimet tuaja aktuale? Krasniqi: Angazhimet e kohëve të fundit janë të intensitetit të shtuar për shkak të festave të fundvitit. Dhe kjo gjë na krijon nga pak lodhje por pa e anashkaluar edhe kënaqësinë që e sjell muzika në koncerte dhe puna në studio. Pushtimi i tregut, synim Tribuna: Si do ta përkufizonit vitin që po e lëmë pas? Krasniqi: Viti të cilin po e lëmë pas ishte jashtëzakonisht i frytshëm. U hapen shtigje të reja pune në fushën e muzikës, sidomos në atë të produksionit dhe mundësitë në vitin që po vjen janë shumë të mëdha që të pushtojmë tregun muzikor me krijime të reja muzikore si audio ashtu edhe video për mua dhe artistet e tjerë. Krijime këto të dala nga studio ‘By Heki’. Tribuna: Sipas jush cili ka qenë suksesi më i madh përgjatë vitit 2013-të? Krasniqi: Mund të them se suksesi më i madh i këtij viti ka qenë konsolidimi im në studio dhe gjenerimi i tregjeve të reja të muzikës që i kam realizuar me shumë sukses. Rezultatet e para do t’i shihni në vitin 2014-të. Tribuna: A jeni ndarë të kënaqur me përfitimet e Youtube? Krasniqi: Sa i përket ‘Youtube’-s, ai është një pik ujë në det. Tribuna: A ia del një këngëtar në Kosovë të jetojë vetëm nga muzika? Krasniqi: Në Kosovë jetohet shumë mirë nga muzika. Por varet për çfarë këngëtarësh bëhet fjalë. Tribuna: Po planet për vitin e ardhshëm keni filluar t’i bëni tashmë? Krasniqi: Planet për vitin që vjen janë hartuar tani më dhe pritet vetëm të paraqiten para auditorit të gjerë . Befasi, këngë e klipe të reja Tribuna: Cilat do të jenë risitë që do t’i sillni në treg? Krasniqi: Risitë sa i përket muzikës janë këngët dhe klipet e reja, si dhe koncertet me formacione orkestrale të llojllojshme që varen nga kërkesat e tregut. E ajo që unë jam përqendruar më shumë është diaspora dhe bashkëpunimi me strukturat menaxheriale në Zvicër që kujdesen për administrimin e dokumenteve të artistëve ose pajisjen me viza pune, si dhe menaxhimin e artistëve të estradës shqiptare, ku do të kem një rol përfaqësimi për Kosovë. Kjo do të mundësojë artistëve në përgjithësi që koncertet e tyre tani më në Zvicër t’i shfaqin pa pas probleme me ligjin e Zvicrës sepse strukturat menaxheriale në Zvicër në bashkëpunim me strukturat tona në Kosovë do të krijojnë mundësi pune me pajisjen e vizave të punës për të gjithë artistët shqiptarë. Tribuna: A keni në plan ndonjë bashkëpunim? Krasniqi: Ndoshta dueti i radhës do të realizohet sërish me Bleona Qeretin. Kjo varet nga mundësitë që do t’i krijohen Bleonës që të vijë në Kosovë për këtë Vit të Ri. Mirëpo ne jemi në bisedime e sipër dhe të gatshëm për të bashkëpunuar sërish bashkë. Tribuna: Ku do të jenë në natën e Vitit të Ri? Krasniqi: Për festën e Vitit të Ri do të jem në Prizren me datën 1.01.2014 dhe gjithashtu në Gjilan me datën 3.01.2014. Edhe shume risi të tjera do ju shfaqim në vitin 2014, duke iu uruar vitin e ri 2014 me shumë shëndet dhe begati për familjet e gjithë shqiptareve dhe gjithë njerëzve në mbarë botën, ju përqafoj fort! Me respekt Hekuran Krasniqi!
(Nita Brisku)

Hekurani - Bleona, Ndoshta Rikthehet Dueti I “Mandarinës”