Syte E Mi

Syte mi mbuloi terri
mua me kaploi tmerri
si te dilja nuk e duja.

Sikur gjithcka
te ishte ndryshe
syte do ti kisha
por ne tmerr e ne ferr
atje do te isha.

Mendoj e shikoj
shkruaj e lexoj
ne nje dite te vetmis
tani po kaloj.

Fillova te qaja per
syte e mi
fillova te qeshi pse
jam ne vetmi
syte mi mbuloi terri
e mua me kaploti tmerri.

Perparas'shoh drit
po shoh terr
mbrapa s'shoh parajs
po shoh ferr.

syte ishin te vetmit
bukuri qe i kisha
e mbi te gjitha
humben edhe ata.

Humbi shikimi
humbi lumturia
humbi drita
humbi ardhmeria.

Humbi loja
qe me sy e shikoja
humbi drita
e ku jam nuk e dita.

- poezi nga Herolinda Laqaj


- Poezia u dërgua nga Herolinda1 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.8 / Votuan:  6