Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Endrrat

Endrrat
Me doren e djatht po shkruaj
Me lapsin ne dore po vizatoj
Dicka palidhje me kujtohet
Po nuk e di a mund ta harroj.

Kishte kaluar kohe e gjate
Me premtime si perralla
Athua ku do te jemi neser
Apo kam nje rol si Borbardha.

Jeta eshte nje film
Ne luajm rol te njejte
Ne japim buzeqeshjen
Ndoshta dikush spo e veren.

Po mesohem dalngadal
Lapsin nga dora ta leshoj
Te them stop per gjithcka
Kete nuk po e harroj.

Koha po ecen shum shpejt
E une po shkruaj
Ndonjeher per dike
Me duket se jam e huaj.

Te me ngjall shpresat
Per te jetuar
Athua dikur kam harruar
Apo dicka nuk kam shkruar.

E sa do te doja
Qdoher te isha e gezuar
E ne endrrat e mia
Asnjeher e pikelluar.

E cdo te doja me shume
Nese nuk e di
Te me verej dikush
Apo per mua skishte njohuri.

- poezi nga Herolinda Laqaj


- Poezia u dërgua nga Herolinda1 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  21