>
BIOSHQIP

Po Përpunohet Kënga Që Hersi Do çojë Në Eurovizion

29-01-2014
Trofeu i festivalit të RTSH-së në fund të dhjetorit nuk ishte vetëm një ogur i mirë për këngëtaren Hersi Matmuja, por për të gjithë shqiptarët.

Vetëm pak ditë më parë ajo preku një nga skenat më të dashura për të, atë të Konservatorit "Santa Cecilia" në Romë me ftesë të drejtorit Alfredo Santoloci.

“Më 19 janar isha në Romë me kërkesën e drejtorit sepse duhet të hapja vitin akademik si fituese e festivalit dhe përfaqësuese e Shqipërisë. Pas ftesës së bërë nga drejtori Alfredo Santoloci, një dhuratë mjaftë e bukur në këtë fillim viti për mua, preka një nga skenat më të dashura përkrah dy tenorëve të njohur italian”, pohon Hersi për “Shqiptarja”.

Kënga “Zemërimi i një nate” kënduar nga zëri meliodioz i Hersi Matmujës tashmë ka nisur rrugëtimin e tij të gjatë për tu ballafaquar me skenën e Eurovizionit.

Në fillim të janarit fituesja e edicionit të 52-të të Festivalit të RTSH-së realizoi në Prishtinë fotoshoting për “Eurosong” nga fotografi kosovar Avni Selmani, zyrtarisht fotografi i Eurosongut për Shqipërinë.

Në këtë set fotografik, ku Hersi do të prezantojë coverin për këngën e saj është veshur nga stilistja Blerina Klokoci Rugova, ndërsa për Hair dhe Make Up është kujdesur Besa Muça.

Përsa i përket fazës aktuale për të prezantuar këngën “Zemërimi i një nate” për Eurosongun, aktualisht po punohet me tekstin dhë prodhimin muzikor.
(b.t/shqiptarja)

Po Përpunohet Kënga Që Hersi Do çojë Në Eurovizion