>
BIOSHQIP

Hersi: “Dua Të Fluturoj...”

25-02-2014
Fituesja e festivalit të këngës në RTSH, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, ka shprehur optimizmin e saj se përmes muzikës do të arrijë t`i realizojë shumë gjëra në jetë.

Hersiana Matmuja dhe kompozitori Genti Lako, kanë përfunduar në Greqi versionin final të këngës "Zemërimi i një nate".

Bëhet e ditur se përfaqësuesit shqiptar ende janë të pavendosur se në çfarë gjuhe do të këndojnë në Eurovision, ndaj dhe kanë realizuar dy versione të këngës, një në shqip dhe një në anglisht.

Ndërkohë trupa do te fillojë shumë shpejt në Shqipëri, xhirimet e videokëngës e cila pritet të ketë premierën nga fundi i muajit mars.

Hersi ka postuar një foto në profilin e saj në Facebook ku shihet në disponim shumë të mirë.

Fituesja e festivalit të këngës në RTSH, përmes këtij postimi ka shprehur optimizmin e saj se përmes muzikës do të arrijë t`i realizojë shumë gjëra në jetë madje edhe të “fluturojë”.

“Dua të fluturoj ....dua të jetoj çdo sekond të jetës sime ashtu siç është i bukur i shëmtuar por dua ti jetoj, jo ti kaloj pa i vëne re...dua të dashuroj pa fund çdo gjë familjen,gjysmën tjetër time, natyrën çdo gjëëë...dua të studioj, të hulumtoj në pafundësi brenda meje për të nxjerr jashtë të gjithë zërin e shpirtit tim ......Dhe të gjitha këto dua ti bëj duke KENDUAR SEPSE MUZIKA -KENGA ESHTE IDENTITETI IM ...."CANTO ESHTE ZHVESHJA E SHPIRTIT", ka thënë Matmuja në profilin e saj në Facebook.

Matmuja do të garojë në mesin e 37 vendeve pjesëmarrëse në Festivalin Evropian të Këngës, që do të mbahet në Kopenhagen të Danimarkës më 6, 8 dhe 10 maj. Vitin e kaluar, Eurovisioni u ndoq nga 180 milionë shikues.
(Telegrafi)

Hersi: “Dua Të Fluturoj...”