>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “One Night's Anger” Nga Hersi

18-03-2014
“One Night’s Anger”, kënga e Hersi Matmuja tashmë ka edhe videoklipin zyrtarë që është publikuar edhe nga faqja zyrtare e Eurosong 2014.

“Zemërimi i një nate”, këngë e cila ka dalë të jetë triumfuese në edicionin e 52 të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptarë do të sfidohet më këngët e tjera në edicionin e radhës të këngës evropiane që do të mbahet më 6 dhe 10 maj në Kopenhagë.



Hersi Matmuja pos përgatitjeve rreth këngës ajo tashmë ka marrë edhe vendimin për paraqitje skenike, pasi që ajo ka përzgjedhur kreatoren kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova që ta vesh këngëtaren shqiptare.

Mirëpo, as Matmuja por as Kllokoqi Rugova nuk kanë dhënë detaje për modelin e fustanit, sikurse që nuk kanë bërë të ditur as ngjyrën e veshjes, pos asaj që edhe ky fustan do të jetë nën kornizat e brendit “BKR”, me dekolte të hapur e bel të theksuar
(Express)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “One Night's Anger” Nga Hersi