Më mbaj mend (për 1 muaj)


Hersi Performon Live Në “Eurovision In Concert”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[08-04-2014]
Hersi Matmuja përfaqësuesja e Shqipërisë në “Evrovizion”, ishte pjesë e “Eurovision in Concert” që u mbajt të shtunën në Amsterdam. Ishin 4 këngët nga ky festival tradicional që u paraqitën në sallën Melkweg. Ky është koncerti më i madh para festivalit evropian që sjell prurjet më të mira të garës së madhe.



Hersi ndjehet e lumtur që “Eurovision in Concert” në faqen zyrtare të këtij festivali ka potencuar për zërin më të çmuar të saj si në zhanrin klasik ashtu edhe në atë zbavitëse.



“Jam shumë e lumtur që jam zgjedhur më mesin e katër këngëve konkurruese të festivalit Eurovizion në koncertin e madh të organizuar nga ‘Eurovision in Concert’ që u mbajt të shtunën në Amsterdam”, ka thënë ajo. Urojmë që Hersi të arrijë suksese edhe në festivalin “Eurovizion” që do ta mbahet në muajin Maj.
 (Teksteshqip)

      Hersi - One Night's Anger [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet