Më mbaj mend (për 1 muaj)


Si Do Të Prezantohet Hersi Dhe Shqipëria Në Eurosong


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5
[03-05-2014]
Mbi një platformë disa metra lartësi nga skena, të komentuar si “piedestal”, ndërsa është veshur me fustan transparent bezhë, do të performojë Hersi Matmuja, të martën (6 maj) në skenën e Festivalit Europian, që këtë vit mbahet në Kopenhagen. Dje (e premte) në skenën e Eurosong ajo ka interpretuar provën e dytë, duke zbuluar kështu të gjitha detajet e perfomancës të saj, që do të shohim në natën gjysmëfinale. “Zemërimi i një nate”, kënga e kompozuar nga Genti Lako me vargje të Jorgo Papingjit, në Eurovizion do të interpretohet në gjuhën angleze me titullin “One night’s anger”. 24-vjeçarja do të këndojë e gjashta në gjysmëfinalen e parë të Eurosong 2014. Po ju zbulojmë detajet e prezencës skenike të Hersit, në garën mes 37 artistëve e vendeve të tjera të Europës.



Hersi, fustan transparent në Eurosong
Nisur nga komentet e shumta në lidhje me veshjen e Hersi Matmujës në klipin e “Eurosong”, duket se opinioni ka ndryshuar për sa i përket perfomancës, që do të shohim në gjysmëfinale. Këngëtarja ka zbuluar veshjen e saj në provën e dytë dhe gjithë detajet e tjera të perfomancës skenike. Gazetarët e Eurosong kanë komentuar fustanin e saj skenik të gjatë, të stiluar nga kosovarja Blerina Kllokoqi Rugova. Fustani në ngjyrën bezhë, me lule të dizenjuara përsipër, është i ngjashëm me fustanet e dy këngëtarëve “back vokals”, Erga Halilaj dhe Emi Bogdo. Në skenë do të shfaqet dhe kitaristi, i cili përforcon pjesën rock të këngës, ndërkohë që nuk mungojnë elementet skenike, si: qielli i mjegullt dhe efektet e tymosjes me cigare në skenë, të evidentueshme dhe në klip.



Para konkurrimit, Hersi merr vlerësime për vokalin
Performancë e shkëlqyer vokalistike. Me këto fjalë është komentuar Hersi Matmuja, pas debutimit të provës së saj të dytë dhe para natës gjysmëfinale. Menjëherë pasi ajo ka lënë skenën, gazetarët kanë rendur ta pyesin në lidhje me regjimin që ajo mban, duke e cilësuar si artiste, e cila shfaqet shumë e veçantë mes muzikës klasike dhe asaj moderne. Gazetarët kanë qenë kureshtarë se si mundej ajo ta mbante zërin kaq në formë, dhe Hersi nuk ka hezituar të tregojë. “Unë konsumoj shpesh ujë para daljes në skenë dhe asnjëherë çaj ose alkool. Për të përgatitur zërin konsumoj fruta”, ka treguar Hersi për rutinën e saj pak se të shfaqej në skenë. Duke folur për mesazhin që jep kjo këngë, Hersi pohoi se “kur e dëgjova për herë të parë këtë këngë, kam qarë, për faktin se më përshtatej mua si tip impulsiv që jam. Ndaj dua të jap mesazhin tim për të gjithë, që, para se të merrni një vendim të rëndësishëm në jetë, mendohuni dy herë”.
 (Panorama Plus)

      Hersi - One Night's Anger [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet