TEKSTESHQIP

Hidaver Osmani
Vetëm Kënga
Lyrics

Vetëm kënga
Vetëm kënga më ngushllon sonte
Të më rrëfej se sa më donte
Gjersa t'zbardhi dita të pij
Të dehem, të qaj , të qesh për ty


Kur gjethet mbulojnë rrugët si jorgan
Zemërohet deti e qielli qan
E sa t'zbardhi dita , të rrijë
N'dritaren time të bjer shi
Kësaj nate plot mërzi...

Kur nata lëshohet dhe diellin mashtron
Syve të tu shkëlqimin ua largon
E sa t'zbardhi dita, unë të të mbroj
Bukurinë tënde nata, mos ta kaplojë

Tekst: Xh.Xheladini
Muzika: Hidaver Osmani - Didi