>
BIOSHQIP

Hueida El Saied Propozohet Nga G99 Si Kandidate Për Deputete

26-08-2012
Edhe pse e njohur ne fillimet e saj si balerine, vajza e vecante e ekranit shqiptar Hueyda El Saied e ka reflektuar kapacitetin e saj prej nje intelektualeje te formuar ne debatet e ndryshme televizive ku qene e ftuar. Dhe ndaj paralelisht me karrieren e saj si prezantuese e programeve argetuese, udhetimeve neper bote dhe librave qe ka shkruar, shume pak e dine qe ajo ka pasion shkollimin me kualifikimet e vazhdueshme. Ndaj plus kesaj dhe duke u pare si nje natyre diplomate dhe te shkathet, partia G99 ia ka bere tashme propozimin per te hedhur kandidaturen per deputete te Tiranes, ne zgjedhjet e ardhshme. Ne CV-ne e saj ajo ka nje diplome juristeje dhe ate te studimeve pasuniversitare per Marredhenie Nderkombetare ne universitetin «Roma Tre» ne Itali.

Gjithashtu keto dite ka marre nje oferte te vecante per nje pune ne Tirane, qe do te jete dhe arsyeja e kthimit te saj ne Shqiperi ne muajin shtator. Nderkohe qe keto dite te nxehta, Hueyda po i shijon ne maksimum sic di vetem ajo, ndersa po i kalon ne nje jaht me nenen e saj dhe disa miq.
(panorama plus)

Hueida El Saied Propozohet Nga G99 Si Kandidate Për Deputete