>
LETERSISHQIP

S’Ka Faj Zemra Që Të Do

Kënga buzën ma ngacmon,
vargu im fillon e flet,
vjen një flutur dhe me zgjon,
nis një ditë e nis një jetë.

Nis një jetë mbetur në pritë,
S’ka faj zemra që të do fort,
çelur lule margaritë,
derdhur syrit një pik lot.

Nuk ka faj dashuria,
tek një zemër si një flutur,
margaritë emrin s’ta dija,
dhe pse je kaq e bukur.

S'ka faj zemra qe të do,
me thua ik, por s’më iket,
drit’ e syrit thotë, mos shko,
zemra ndizet kurrë s'më fiket.

Me ato buzët e tua,
pse më bën kaq të vuaj,
zjarrin zemrës mos ia shuaj,
aman, ik, mos me thuaj.

Këmbën mbaj të mos ngutet,
zemra ime tek ti futet,
dashurisë i them të rritet,
nuk ka kohë, me ikën vitet.

Nuk kam kohe me ikën vitet,
mos më thuaj prit dhe pak,
margaritë lulja që rritet,
ma hap zemrën, ta ndez flakë.

S’ka faj zemra që të do,
kënga buzën ma ngacmon,
margaritë zemrën dëgjo,
kush do jetën, dashuron.