Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Shqipërinë

Ti Je Poezi, Bukuria, O Shqipëri!

Ti je madheshtia perendia zot,
Ti je kenga qe kendohet perher.
Bukuria e një shpirti që duam fort,
Me të gjitha lulet që çelin në pranverë.

Ti je kaq e bukur, sa veten përherë pyes,
mos je thesari mbushur me art?
Të ngjaj nga ti, qiellin do te ngjise,
Se kur të kam ty, zemra me ndizet flak.

Ti qëndron në gjithë qenien time,
tek ti unë botës, të fshehtat ia mësoj,
se ti je ëndërr e një zemre,
që se rrahuri kurrë s’do pushojë.

Ti je motivi i bukur që unë kërkova,
liria e shpirtit që përherë më dhe,
shkëlqimi i një emri me madhështi,
Ti je poezi - bukuria ime, o Shqipëri!

- poezi nga Hyqmet Hasko


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet