>
LETERSISHQIP

Bardhë Dhe Zi

Përpiqem të shikoj lart
për pak ngrohtësi,
Por se kuptoj
pse nuk ngroh më ai diell.

Përpiqem që mbrëmjet
t'i shikoj si bukuri,
Por se kuptoj
pse nuk ka asnjë yll në qiell.

Përpiqem të kërkoj
për pak magji,
Por se kuptoj
pse cdo gjë që prek kthehet bardh e zi.