>
LETERSISHQIP

Vdes Së Provuari

Kur shikoj dritën e diellit,
papritmas dita më kthehet natë.
Kur shikoj lumin e kaltër
papritmas uji më kthehet në baltë.

Sa herë përpiqem t'a kaloj pengesën,
pengohem e bie përdhe.
Sa herë përpiqem të ngrihem
loti fillon e më pikon rrëke.

Sa herë përpiqem që të bërtas
zëri ma merr një zog.
Sa herë përpiqem që zogun ta kap
nuk e arrij e bie përtok.

Dhe kur lodhem së dështuari,
e pa arritur asnjë sukses,
si pakuptuar dhe vetë,
ndijej se zemra ime po vdes.