>
LETERSISHQIP

Një Buqetë Lule

Me rastin e ditës së nënës
Për fajin tënd dje nuk morra as lule
As puthje e përaqfime shpirtërore

Mos të qoftë hallall kurrë
Ti që kohës sonë më ndaloje
Përpushjet e dëshirës
Ma thaje mundin për të qenë e barabartë me veten
Shoqe
Më le pa ëndërra
Buzëqeshjen ma burgose herët
Pa dashuri më përplase binarëve….

Ma thave krahun
E dora lëngon peng përkëdheljen
Djepi do të muriset kohës varrit
M‘i fale ninullave harrimin
Sot i përsëris në heshtje
I mbaj thellë në dry shpirti

Ty të pëlqente të lumturije të tjerë
Sigurisht ndije dhembje për njerëz gjaku
Kohës së pakry të Kosovës sonë
E sheh më thoshe :
Kohë lufte – ata që i kanë dot nuk po mund t‘i mbajnë
Uri
A nuk është e njëjtë si të mos i keshë
ledhatoje fytyrës e përpije lotin e syrit tim
me buzë shkrumë

Atëherë nuk i kuptoja të gjitha
Se dashuria flakë më digjte shpirtin
Ty kjo të mjaftonte …
Nuk e njihja tradhëtinë syrit
Lulet e zambakët e natës pa dashmitarë
Shpërndanin aromë plot shije jete
E ti veç më shumë më doje …
Kur u falja dashuri për hatrin tënd
Atyre që të rrethonin…
Po ku janë sot
Ku mbetën dje…

Të dua kështu si je,
, , ….. nuk nënshkrova kurrëfarë marrëveshje,
për të shtuar kombin
Për një djalë pushke
Falë atëdheut …, , ,
O Zoti im

, , E dashur Ty nuk do të hakmirret Dielli as sot, as nesër
, …mua deri tani më janë ndrydhur buzëqeshjet …, , !

Kur dëshira u kthye në rrugë pa kry
Toka peshë të çonte
Sa këtu e frymë nuk merrje dot
Shteti helvetik të mbështete
Më shumë atdheut se qante për Ty
Motrat mbanin duarsh shamitë
me kujtime e aromë premtimesh grushtash…
Numëronin ditët në kalendarin e shpirtit
Për jetën
, , Faleminderit vëllaiii…, ,
, , Kam një mik në shenjën e bricjapit…, , !
Kumtonte motra..
Më përnënçmoi një ditë, tërbuar ishte…
Babai i shkretë ndau realitetin që e besoi..
Shtrerp femër më etiketoi, sa që çdo vargu dua t‘ i falë, këtë emër
grua e kotë – unë me terrin e mëngjesit punëve që mi falte ky shtet demokratik, ikja
Femër që nuk pjell – po si kur kuptova që t‘i kishe fëmijë edhe për mua,
me të e me të tjerë …!
E ku tadi se çfarë do të dëgjoja nga goja saj mes telash …
Vala e detit, , Shkëmbit të Kavasë, , ..,
më falte melodinë e notave jetë
Isha e rrethuar me njerëz gjaku atë ditë …, për bukuri
e më falnin dashuri, e më freskonin
shpirtin që ma kalle ti flakë,
diellit të fortë ja kalove….!

Po si të i harroj të gjitha këto kujtime trishtësie
Unë, , debilja, ,
Vëllai e miku i ëndërrave të motrës
Tashmë digjej në zjarrin e saj, , 40, , ..!

Mos të qoftë hallall kurrë që më le pa lule..!
Por
mbretërisë sime i përulem..!
Të faleminderit o Zoti im …!

Lutem të kem falë buzëqeshjen …!