TEKSTESHQIP

Hysni Klinaku
Ndërrim Motesh
Lyrics

Të mbledhur rreth
një sofre të thyer
thithim erën
e votrës së djegur

Megjithëse gota
mungon për urim
zemra s'është e zbrazur
ndjenë motin në ndërrim

Mbi vajin e nënës
për djalin e vrarë
mbi mallin e vashës
për trimin e qarë

Një këngë lirie
votrën e mbuloi
jehona e saj
ndërrim motesh shënoi

Nga votra del kënga
e ngjitet në male
bashkohet me krisma
posi fishekzjarre

Votra ngjan në mal
e mali ngjan në votër
së bashku japin shpirt
urimit në sofër