TEKSTESHQIP

Hysni Klinaku
Luledelja
Lyrics

Tek po prisja vajzen time
mbrëmë ne takim
vendi vend nuk po më zinte
prisja pa durim
vajza s'di pse po vononte
ndoshta nuk do vi
mora pyeta lule delen
ajo mund ta di 2x
Ref.
Ja këputa luledeles, fletët një nga njĕ
veq ta dija vajza ime, vallë a do mi vi
veq ta dija vajza ime, vallë a në më do
lule delja pyeti fletët
fletët thanë jo 2x
2.
Vajza erdhi siq e prisja
flutur lozonjare
lulet s'thënkan të vërtetën
qenkan gënjeshtare
Vajza s'foli asnjë fjalë
folën sytë e saj
unë në dorë vërdisja lulen
si i zënë në faj 2x
ref.
Vajza erdhi siq e prisja flutur lozonjare
lulet s'thënkan të vërtën qenkan gënjeshtare
lule delet e gjthë botës le të thonë "jo"
e ku mundin lule delet, kur thot zemra PO
KUR THOT ZEMRA PO.

DËRGOI: