TEKSTESHQIP

Hysni Klinaku
Lum Bylbyl
Lyrics

O bylbyl, pashë atë kangë
Qyshë n'vetmi zani po t'shkon
Degë e m'degë herët ke dalë
E s'po din kangën me nalë

Kur po t'nij tuj knu n'at bli
Du me ardhë me t'ba shoqni
Si t'kam pa, zemra m'ka thanë
Bashkë me ty me knu nji kangë

Lum bylbyl për za e emër
Se po i prekë dashnorët për zemër
Edhe shpirtin po ia u dhezë flakë
Zani yt s'po i len me u plakë

Lum bylbyl për za e emër
Se po i prekë dashnorët për zemër
Edhe shpirtin po ia u dhezë flakë
O zani yt, zani yt s'po i len me u plakë

O bylbyl që ke mbetë vetë
Qysh po t'del zani aq leht
Në këte vend se m'ka falë Zoti
Me kangë tua po m'shkon moti

Hajde bashkë t'knojmë me sevda
Unë për Tokë ti për hava
Se i paskëm të njejtat halle
Me nji kangë me i hjekë dy malle

Lum bylbyl për za e emër
Se po i prekë dashnorët për zemër
Edhe shpirtin po ia u dhezë flakë
Zani yt s'po i len me u plakë

Lum bylbyl për za e emër
Se po i prekë dashnorët për zemër
Edhe shpirtin po ia u dhezë flakë
O zani yt, zani yt s'po i len me u plakë