TEKSTESHQIP

Hysni Klinaku & Hashim Shala
Zogun Ndrysh E Kena Pa
Lyrics

Hashim Shala:
Po shkojn vitet kohet po ndrrohen
tjera kang more tash po knohen
ku knojn t’rit po dridhet veni
ma kan qit sharkin prej renit.

Hysni Klinaku:
Hala knohet kanga e vjeter
por na knojm me ni stil tjeter
s’kemi harru qysh knoj i pari por tash ndryshe
por tash ndryshe mat kanari.

Mo ski dert baci Hashim
kanga jonë s’ka shumë dallim
ju knoni n’oda për liri lena neve
lena neve për dashni.

Hashim Shala:
Për dashni edhe na kem knue
por ma rrotull i kem shkue
edhe zogun o per hava
na ma ndryshe e kena pa.

Nashta u plaka e po harroj
por do sene s’po I kuptoj
menja ty qysh po ta merr
a ma mir tash a atëherë.

Hysni Klinaku:
Ooo mirë u kon atëher me pleq
kerkush s’munet me than keq
tash kur knojn do djem e qika me zë nalun
me zë nalen kshyret muzika.

Hashim Shala, Hysni Klinaku
A je i ri more a je plak kanga shkon qysh kish marak
qe kjo koka qysh thot populli qysh osht moti kthehet gzofi
qe kjo koka qysh thot populli qysh osht moti kthehet gzofi.

DËRGOI: