>
BIOSHQIP

Hysni Zeqiri Vjen Dhe Thotë “Fale“

01-09-2013
Një baladë e fuqishme dhe e bukur me një temë shumë interesante do të vijë edhe me një video nga mesi i muajit shtator nga këngëtari Hysni Zeqiri. Kënga mban titullin "Fale" me një tekst të bukur nga Ilir Macastena, me muzikë dhe orkestrim nga Ilir Tolaj, ku artisti ka dashur të punojë shumë kohë për të sjellë një video shumë domethënëse me skenar nga Getoarbë Mulliqi dhe realizuar nga produksioni 'Max Production'. Hysniu zakonisht punon këngë të rralla, por me cilësi, le të presim edhe këtë baladë që do të vijë, për ta dëgjuar dhe për tju përshtatur më së miri edhe vjeshtës që po vjen.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Hysni Zeqiri Vjen Dhe Thotë “Fale“