>
BIOSHQIP

Hysni Zeqiri: Biznesi I Festivaleve

21-10-2013
Përderisa çdo kund nëpër botë festivalet muzikore janë një mundësi e mirë e promovimit të të rinjve dhe vlerave artistike, tek ne janë biznes. Kështu ka konstatuar për Tribuna këngëtari Hysni Zeqiri, i cili përveç se ka shfaqur një realitet që po ndodh në vend, ai fajtor për këtë gjendje përveç organizatorëve të festivaleve ka lënë edhe vetë këngëtarët dhe kompozitorët shqiptarë

Krahas aktrimit për të cilin ka studiuar vjet më parë, ka ngrit suksesshëm edhe angazhimet e tij në këngë. E ndonëse në këtë të fundit është thelluar më shumë, duke krijuar këngë e videoklipe kohë pas kohe, ai ka pohuar se aktrimi i fle më shumë në shpirt.

Bëhet fjalë për këngëtarin Hysni Zeqiri i cili përveç këngës, për Tribuna ka rrëfyer edhe shumë të pathëna për festivalet vendore.
(Melihate Gashi)

Hysni Zeqiri: Biznesi I Festivaleve