>
BIOSHQIP

Ka ndërruar jetë më 2-7-2012

Biografia
Që në moshë të re, rapsodi i mirënjohur shqiptar, Ibish Broja kishte pushtuar zemrat e adhuruesve të folklorit burimor shqiptar. Për 60 vjet me radhë, Broja interpretoi me mjeshtri të madhe këngët e traditës sonë historike, duke depërtuar edhe jashtë kufijve shqiptar, nëpër festivale ndërkombëtare.

I cilësuar si tenor me ipostim natyral, Ibish Broja i dha folklorit tonë zërin e tij brilant dhe këngën e pastër burimore. Ibish Broja ndërroi jetë në vitin 2012 në moshën 73 vjeçare.