TEKSTESHQIP

Ilahi Shqip
Ajo Do Të Na Ndajë
Lyrics

Atë do t'a shijoj ç'do njeri që lind,
atë që len fëmiun pa prind,
ajo që e len prindin pa fëmi,
ajo do të na ndaj mua dhe ty. Ajo që e len prindin pa fëmi,
ajo do të na ndaj mua dhe ty. Ajo i ndan njerëzit që shumë duhen,
ajo i merr edhe ata që i ruhen,
ajo që të gjith po ikin prej saj,
ajo të merr me faj e pa faj. Ajo që të gjithë po ikin prej saj,
ajo të merr me faj e pa faj. Ajo nuk të thot pritëm se po vi,
ajo ç'do herë të vjen në befasi,
ajo që të gjen pa u përgadit,
ajo ndal frymën dhe ti mbyll syt. Ajo që të gjen pa u përgadit,
ajo ndal frymën dhe ti mbyll syt. Atë nuk ka njeri që se beson,
atë gjalles që se përjeton,
atë që pak kush sot po e kujton,
është e hidhur ajo kënaqsit i shkatërron. Atë që pak kush sot po e kujton,
është e hidhur ajo kënaqsit i shkatërron. Atë që forca prap nuk mund ta kthen,
për të paraja fare nuk vlen,
në të jo askush s'mund të ndërmjetson,
ajo s'vjen para kohe as nuk vonon. Në të jo askush s'mund të ndërmjetson,
ajo s'vjen para kohe as nuk vonon. Ajo prish planet që planifikon,
ajo këputë shpresat që ti ëndërron,
ajo që prej saj smund t'ikësh askund,
ajo ç'do gjëje t'ksaj bote i jep fund. Ajo që prej saj s'mund t'ikësh askund,
ajo ç'do gjëje t'ksaj bote i jep fund.