>
LETERSISHQIP

Ai Qe Je Ne Te Vertete

Germat i qep si rruazat ne nje varese,
shkruajne gishtat e mi pa u ankuar,
diku mes muzgut dhe agimit shpirti im kercen mbi nje lisharse
ku valviten enderrat e femijerise brenda nje bote te mplakur.

Gezimi i nje femije dhe hidherimi i nje te pjekuri
perplasen mes botesh te dyzuar,
kembana morti qe percjellin kenge te vdekuri,
vdekja te merr edhe kur merr fryme por kurre s’ke jetuar.

Germat serish kercejne,
sic shpirti me perkundet ne kujtime femijerie,
sa mendime te fjetura, dhe sa te tjera qe shperthejne,
mbi nje qenie enderrimtare qe cdo dite rrekellen gota melankolie.

Notat e solit mbi piano si pikture,
sa shume fytyra te pezmatuara,
sonata mjeshtrash qe derdhen ne mur
e kendojne per jete te pajetuara.

Thone se asnjehere nuk eshte vone,
te besh ate qe do ne jete,
te flasesh si ti, te jesh ti, te jesh ai qe do,
ai qe je ne te vertete.

Më shumë nga Ilda Dashi