>
LETERSISHQIP

Lakuriq

Kam frike te zhvishem,
kam frike te shoh veten lakuriq,
druhem nga forma e mbremjes
a do takoj engjej apo armiq.

Kam frike te shof veten reflektuar,
ne pasqyre nuk kam deshire te shihem,
druhem se maskat do te bien nje nga nje
e nuk do te di ku te fshihem.

Kam frike te qendroj vetem me veten,
a thua te jete e marre apo marrezi tek ajo nuk ka?
thone se nga afer askush nuk eshte normal,
gjurme goditjesh flejne aty, e di mire se dhembjet nuk dine te bejne shaka.

Kam frike te jem vetem me veten,
sepse mendoja se e njoh,
sa e pafundme eshte kjo qenie brenda meje,
sa here zhvishem nga maskat, nje gje te re tek ajo shoh.

DËRGOI: