>
BIOSHQIP
Biografia
Ilda Merkuri është një prezantuese e talentuar, por edhe një këngëtare sharmante, e cila ka realizuar disa klipe muzikore. Nuk ka shumë kohë që është shfaqur në tregun muzikor, por në këto kohë ka lënë gjurmët e veta. Muzika për të është një hobi dhe e tillë do të mbetet.

Në Maj 2001, Ilda Merkuri merr pjesë në Këngët E Stinës 2001 me këngën "Do Bërtas".

Në Maj 2004, Ilda Merkuri merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Rutina".

Në Maj 2012, Ilda Merkuri merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Cdo Nate".

Më datë 14 Dhjetor 2013, Ilda publikon videoklipin "Kshu E Boj", në bashkëpunim me Beli.

Më datë 1 Mars 2019, Ilda Merkuri publikon videoklipin "Shpirti Im E Di". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Stine.

Në Maj 2002, Ilda Merkuri merr pjesë në Këngët E Stinës 2002 me këngën "Violina E Shpirtit".