>
LETERSISHQIP

Doktoratura E Kalit

Stallë gomerësh,
të gjithë gomerë.
Një ditë u mbërriti kali në derë.
-Po ty, ç’e mirë të solli, or mik?-
e pyeti një kërriç.
-Dua të mësoj gomarishten,
ndaj erdha këtu tek stallët.
-Po ç’e do gomarishten,
atë nuk e dimë mirë as ne, gomarët.
-Më duhet, - i tha kali, -
do mbroj doktoraturën,
me librin që shkroi gomari.