>
LETERSISHQIP

Gjeli, Pulat Dhe Rosa

Një gjel hipi në një tog plehu,
aty pranë portës,
këndoi e thirri sa mundi:- Jam i pari i botës!
Kur flas, bota i kthen sytë nga unë.
Ca pula aty pranë u kënaqën shumë,
lëvdatat e lira ia derdhën lumë:
-O ti, që këndon aty pranë portës,
je ylli, je truri, je drita e botës!
-Sa e dëgjoj, bëhem e lumtur,
shtoi një zogëz e re, e bukur.
-Je maja e botës, - tha pula tjetër.
Gjeli u krekos pakëz më tepër.
-Ky vuan për mend, - tha me vete rosa, -
e lëvdojnë ca pula pa tru të qymezit të tij
dhe mendon se e çmon gjithë bota…