>
LETERSISHQIP

Laraska Dhe Bufërit E Pyllit

Një laraskë që shkruante vargëzime për dashuri,
çdo poezi e shoqëronte me një foto,
ku vishte një fustan të ri.
Një ditë, pasi botoi një të tillë në facebook,
shkroi:-Si iu duket poezia, miqtë e mi?
I shkruan në çast të gjithë bufërit e pyllit:
-Fustani juaj është më i bukuri në botë,
ndërsa bukuria juaj, ah, bukuria,
krahasohet vetëm me atë të yllit.
Një bufi, që qe bejtexhiu i pyllit,
i shpërtheu nga shpirti kënaqësia:
-Ju jeni poetja më e madhe e botës!
Laraska,
ndenji një javë pa fjetur nga lumturia