>
BIOSHQIP
Biografia
Të rinjtë tanë që jetojnë jashtë Kosovës vazhdojnë të vijnë këtu dhe të depërtojnë në tregun muzikor. Ky i ri në Gjermani merret me modelizëm. Ai kishte një kontratë me një kompani të njohur atje, për të cilën tregoi se e ka shkëputur. Iliri tha se fillimisht ka dëshirë të arrijë të bëhet një emër i njohur në tregun tonë, e nuk anashkaloi se më vonë do të punojë edhe për tregun muzikor të huaj. Këngëtari i ri paralajmëroi se do të sjellë edhe disa “covera” të këngëve të njohura botërore dhe kjo për të vënë në pah më shumë vokalin e tij.

Ai ka debutuar në muzikë në Gusht të vitit 2016 me këngën “Me ty”, duke synuar kështu tregun muzikor në Kosovë dhe thotë se do të punojë shumë që t’ia dalë. Për këtë këngë, ka bashkëpunuar me producentët e njohur, Zzap dhe Chriss.

Më datë 27 Janar 2017, Iliri ka publikuar projektin e dytë muzikor me klip “Kadale”. Një këngë e bukur dhe ritmike e solli kësaj here këngëtarin më ndryshe në stil dhe interpretim. Muzika është punuar nga producenti Big Bang Beats, gjersa tekstin e ka shkruar reperi Gjiko. “Kadale” është shoqëruar edhe me videoklip mjaft të veçantë, për të cilin është kujdesur David Stozek.
KATEGORI: