>
LETERSISHQIP

Poezi Pa Titull

Heshtje e buzëqeshur rrëzuar si lis
Thënje e "kuralecte"e perbaltur
Këngë pa "nota"
E paragjykuar...

Mjalt i humbur ne pjeresine
e mos arritjes.
Verë e e pashijuar, në aforat e mbytura të mosnjohjes...

Lutje përhumbur e padëgjuar
në "enjtjen"e dëshirës "verdhacuke"
Mall i thyer i dërrmuar
në pritjen e "plakur" e të "munduar"

E gjithë kjo në një pasqyrë
ku drita lot si një fëmijë
Dhe mosha ime kapricioze
vegim qirinjsh, ngado të "mbire".