TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Tivari Në Gjamë
Lyrics

Ç'po ushton hej, njaj det o i zi-e,
Gjak shqiptari, ka vën' mi sy-e.
Notojn' plisat përbuz' Tivarit,
Për t'ja humb farën shqiptarit.
Çka ka deti që s'po i përbin,
Shkum' e gjak po u shkojn' përmi.

Ooo... çka ka deti o që s'po i përbin,
Shkum' e gjak more hej po u shkojn' përmbi.
Jan' bashku mitana e shoka,
Jan' mbledh bregut e si han toka.
Po çka tha njaj djal o i ri,
Çomja nan's një cop' mushkni.

Ka dal n'kodër e i pret nana,
Se i kan' lan' nuset e zana.
I kan' lan' shtëpit' në flak',
Qysh nga pragu, tuj derdh gjak.
Çka ka deti, çka ka Tivari?
Nga shtat' her' po vdes shqiptari.

Ooo... Çka ka deti o çka ka o Tivari?
Nga shtat' her' more hej po vdes o shqiptari.
Po i mbledh plumbat me gjoks të vet',
As m'sa guri, za s'po çet'.
Pal' e pal' si drut' e zjarrit,
Hyjn' në varrin e Tivarit.

Kur t'i duhen djem shqiptarit,
Do t'i ngrisim o more t'gjith' o prej varrit.

DËRGOI: