TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Kopshti I Dashurisë
Lyrics

përtej ëndrrës të kam gjetur,
me një stinë ku shkrinte bora;
asnjëherë rahat s'kam fjetur,
qysh se kur, n'krahror të morra..

ta praruan rrezet flokun,
si ujëvarë derdhet mbi shpinë,
gjithë kalorësit ndalnin trokun,
të ta njohin bukurinë.

kam një mall këndoj pa rreshtur,
se tu fala shpirt i tëri,
kopshti im i dashurisë;
Afërditë prej mermeri..

le të ndrrojë sa herë do stina
o shkëlqim i bukurisë
rrezja jote ngroh e ma djeg shpirtin...

le të ndrrojë sa herë do stina,
o zambaku i lumturisë,
me aromën tënde dehem, dehem,
kopshti im i dashurisë...

shkrihej bora gjithkah gjelbronte,
nën qerpikun botë e tërë,
dorë e ngrohtë, kur m'ledhatonte,
n'shpirt më zgjohej një pranverë.

kam një mall këndoj pa rreshtur,
se tu fala shpirt i tëri,
kopshti im i dashurisë;
Afërditë prej mermeri..

le të ndrrojë sa herë do stina,
o shkëlqim i bukurisë,
rrezja jote ngroh e ma djeg shpirtin...

le të ndrrojë sa herë do stina,
o zambaku i lumturisë,
me aromën tënde dehem, dehem..

le të ndrrojë sa herë do stina
o shkëlqim i bukurisë
rrezja jote ngroh e ma djeg shpirtin...

le të ndrrojë sa herë do stina
o zambaku i lumturisë
me aromën tënde dehem, dehem,
kopshti im i dashurisë...

DËRGOI: