TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Porosi Brezash
Lyrics

Kur atdheu e lëshoi kushtrimin
U ngrit zani përmbi dhe
U ndez flaka n'zemër trimit
Për një shqipe e një atdhe.

Negotina e Gostivarit
Që rri mënjanë lumit te cemit
Gadit armët luftëtarit
Birit vet Naser Ademit.

Ref:
Nëpër breza porosia
Kurrë nuk tretet rri e gjallë
Për dëshmorët çiftelia
dhe dy telat flakë i kallë. 2x

Dielli nxeh faqen natyrës
Grurit të artë ia pjek kurorën
Vjen Naseri në krye të detyrës
Bashk me shokët e pararojës.

Bien lajmin nga një kreshtë
Por që lotët s'i do trimi
Hesht babai i Besartit dhe
Amanetin merr Bekimi.

Ref:
Nëpër breza porosia
Kurrë nuk tretet rri e gjallë
Për dëshmorët çiftelia
dhe dy telat flakë i kallë. 2x

DËRGOI: