TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Priti Skenderbeun
Lyrics

Kruje,o qytet i bekuar
prite,prite Skenderbene!
Po vjen si pellumb i shkruar
te shpetoje memedhene.

Shqipetaret ti shpetoje
nga zgjedhe e keqe e Turqise
edhe ty te te nderoje
qe je kreu i Shqiperise.

Ka pas trima shqipetare
qe s'u trembet syri kurre!
Ne zemer te tij ka zjarr
eshte i urte,trim e burre!

Mireseerdhe o vere
qe na solle miresine
edhe per shume vjet te tjere
e zbukurofsh Shqiperine!

Ti moj vashez e Shqiperise
qe me rri duke mejtuar
pa hiq rrobat e zise
ka ardh dit'e uruar!

Zbardhi fusha,ndriti mali,
nga armet e trimerise!
Hingellin e s'mbahet kali
qe sjell mbretne e Shqiperise.