TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Këngë Për Valon Gashin (Dëshmor)
Lyrics

..
Nuk mu hoq,mallë që pata
Kur ti shkove,bashkë me erën
Gaz e lot shpirtin ma mbushe
Jam bilbil që t'sjell Pranveren.
..
Në ditarin tim të jetës
Aty malli,për ty shkrinë
Un do jem kalorës balade
Për lirinë,jap dashurinë.

...(Refren)
Hapi krahët o shpirti im
Mallë i djegur,përvëluar
Jam Valoni,jam ba kushtrim
Unë jam këngë e pambaruar.

Ka shumë kohë qe stë kam parë
Sytë e tu s'më kanë shikuar
Shpirti yt,ktu prap pranë meje
Dhe s'besoj se m'ke harruar.
...
Mos shko sonte,mos të lutem
Mu afro e më rri pranë
Moj syzez e dukagjinit
Dushk e barë n'mal po i thanë.
..
Në ditarin tim të jetës
Aty malli,për ty shkrinë
Un do jem kalorës balade
Për lirinë jap dashurinë.

...(Refren)
Hapi krahët o shpirti im
Mallë i djegur,përvëluar
Jam Valoni,jam ba kushtrim
Unë jam këngë e pambaruar.

Ka shumë kohë qe stë kam parë
Sytë e tu s'më kanë shikuar
Shpirti yt,ktu prap pranë meje
Dhe s'besoj se m'ke harruar.

DËRGOI: